top of page

 

 

RISI RISI

Nga janari 2014 Conscientia vjen me shërbimin e ri të Qëndrmit Ditor.

Prindërit e punësuar nuk kanë nevojë më të brengosen se ku do të qëndrojnë fëmijët e tyre të vegjël gjatë orëve të ditës kur nuk kanë mësim. Ne i dërgojmë ata për ju në shkollë, i marrim pasi të përfundojnë orarin mësimor, iu ndihmojmë në mësim dhe detyra të shtëpisë dhe kujdesemi për ta derisa ju të ktheheni nga puna.

Të gjitha këto shërbime përcillen me një përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj fëmijëve tuaj. 
Ç’është më e rëndësishmja, ata do të përjetojnë një frymë tepër familjare tek ne gjë që do ua lehtësojë dukshëm përjetimin e mungesës suaj. 

Me Conscientia do ndiheni rehat sepse e dini që fëmijët i keni në duar të sigurta.
Prandaj, juve ju mbetet vetëm të relaksoheni dhe të përqëndroheni në punë. Kësisoj do të ngritni shumë performancën tuaj në punë apo do të shumëfishoni arritjet në biznesin tuaj.

Zbukurojeni ditën tuaj dhe të fëmijëve tuaj. Zgjedheni conscientian.

QËNDRIM DITOR

“Fëmijët duhet të mësohen si të mendojnë, jo çka të mendojnë.” Margaret Mead

bottom of page